BE i shpall luftë pastrimit të parave, fokusi te kriptomonedhat
Bashkimi Europian BE i shpall luftë pastrimit të parave, teksa synon një një reforme gjithëpërfshirëse. Një autoriteti të ri mbikëqyrës pritete të monitorojë shtetet anëtarë, një propozim i Komisionit të BE kundër pastrimit të parave, që pritet të miratohet nga Parlamenti i BE.
Përmes një reforme gjithëpërfshirëse Bashkimi Evropian synon të luftojë më intensivisht pastrimin e parave.
Nënkryetari i Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis e vë theksin tek një autoritet i ri mbikëqyrës i unionit, i cili do të monitorojë vendet anëtare.
“Komisioni i BE po propozon tani zyrtarisht atë që është përgatitur në Bruksel prej muajsh: që një autoritet i ri mbikëqyrës i BE të monitorojë vendet anëtare dhe të kontrollojë vetë institucionet e mëdha financiare ndërshtetërore, që paraqesin rreziqe” tha ai.
Ky autoritet i fuqishëm i së ardhmes, shkruan Deëtche ëelle, do të jetë në gjendje të funksionojë pas tre vjetësh dhe për një pesëvjeçar do të ushtrojë efektin e tij të plotë. Në parim shtetet anëtare të BE e kanë miratuar krijimin e këtij autoriteti qendror mbikëqyrës.
“Rreth 1.5 përqind e produktit të brendshëm bruto në BE – që është 133 miliardë euro – del nga biznesi me para të pista. Dimensioni i problemit nuk mund të nënvlerësohet. Rrugët, që kriminelët mund të shfrytëzojnë, duhet të mbyllen”, kërkoi Komisionerja e BE për Shërbimet Financiare, Mairead McGuiness, gjatë prezantimit të propozimeve të reja legjislative.
Për këtë synim, Komisioni i BE do të unifikojë rregullat kundër pastrimit të parave në të gjithë Evropën. Në shënjestër do të jenë edhe kriptomonedhat, si “bitcoins”, të cilat BE i konsideron të përshtatshme për biznes anonim.
Në të ardhmen ofruesit e kriptomonedhave do të duhet të tregojnë zotëruesit e llogarive bankare.
Paraja kesh është një portë e lehtë për pastrimin e parave. Për këtë arsye shtetet anëtare do të diskutojnë lidhur me propozimin që pagesat me para në dorë të kufizohen në maksimalisht 10.000 euro.
Skandali me “Danske Bank”, e cila kishte pastruar deri në 200 mld euro për vite me radhë përmes një dege të vogël në Estoni, ka qenë arsyeja e nismave të reja të Komisionit të BE kundër pastrimit të parave, të cilat tani duhet të miratohen nga Parlamenti i BE dhe 27 vendet anëtare.

