(Video) Aksident tragjik gjatë garave me motora, ndërron jetë piloti 14-vjeçar

Piloti i MOTO3, Hugo Millan, ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik, në MotorLand Aragon.

Mediat spanjolle, bëjnë me dije se i riu ka rënë nga motori i tij teksa po garonte në Kupën Europiane të Talenteve.

Siç, shihet në pamjet e publikuara, fillimisht ai arriti të lëvizte duke dalë nga pista, por në këtë moment një tjetër pilot e ka përplasur aksidentalisht, duke i marrë kështu jetën.

Ambulanca mbërriti dhe ndihma mjekësore iu dha në pistë, por djaloshi i talentuar ishte në gjendje shumë të rëndë. Ai u transportua me helikopter në spitalin e Zaragozës në Spanjë, por Millan ndërroi jetë. Millan ishte i dyti në renditjen e Kupës Evropiane të Talenteve.