Protesta për pandeminë shkarkon kryeministrin, paralajmërimi: Ushtria do ti kundërpërgjigjet çdo plumbi

Keqmenaxhimi i pandemisë në Tunizi ka sjellë protesta të dhunshme në të gjithë vendin. Pas përshkallëzimit të situatës, presidenti i vendit, shkarkoi nga detyra kryeministrin dhe ngriu parlamentin me qëllim “shpëtimin” e Tunizisë. Ai tha se veprimet e tij janë të ligjshme me Kushtetutën e vendit.

Pas shpërthimt të protestave të dhunshme në vend, presidenti i Tunizisë shkarkoi kryeministrin dhe pezulloi punën e Parlamentit.

Zemërimi i qytetarëve nisi për shkak të keqmenaxhimit të krizës së koronavirusit nga ana e Qeverisë, duke bërë që mijëra protestues të dalin në rrugë dhe të përleshën me policinë.

Pas kësaj gjendje, presidenti Kais Saied tha se do të marrë përgjegjësitë me ndihmën e një kryeministri të ri.

"Unë paralajmëroj cilindo që mendon të përdorë armët ... dhe kushdo që qëllon një plumb, forcat e armatosura do të kundërpërgjigjen. I kemi marrë këto vendime derisa të kthehet paqja në Tunizi dhe derisa ta shpëtojmë shtetin”, tha Saied, në një deklaratë të kryer në televizion.

Protestat, të thirrura nga aktivistët e mediave sociale, por jo të mbështetura nga asnjë prej partive të mëdha politike, u zhvilluan të Dielën me shumë zemërim të përqendruar në partinë e moderuar Islamike Ennahda, më e madhja në Parlament.

Kryeministri Hichem Mechichi e shkarkoi ministrin e Shëndetësisë javën e kaluar, por kjo nuk e zvogëloi zemërimin e qytetarëve.

Presidenti dhe Parlamenti u zgjodhën të dy në vota të ndara të popullit në 2019, ndërsa Kryeministri Hichem Mechichi mori detyrën verën e kaluar, duke zëvendësuar një qeveri tjetër jetëshkurtër.

Aktualisht, Tunizia po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe me një nga shpërthimet më të këqija të koronavirusit.

Numri i rasteve është rritur ndjeshëm javëve të fundit, duke shkaktuar presion të mëtejshëm mbi ekonominë.