Aksidenti me 10 viktima, Kurti e Osmani: Lutemi sa më pak të vdekur, në krah të familjeve të atyre që humbën jetën
Lidhur me aksidenti tragjik në Kroaci me 10 të vdekur dhe 30 të plagosur, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai shkruan në Faceook se lutet që të ketë sa më pak viktima dhe se ministri i Punëve të Brendshme po niset drejt Kroacisë.
Kurti: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një̈ autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë̈ sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë̈ në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë̈ qytetarëve tanë̈ dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.
Po ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur tragjik, lajmin për aksident.
Osmani: Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë! Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë.

