Narkaj prej 5 vitesh është mbrojtur nga politika. Në Dukagjin është çudi të mos kesh armë

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, gazetari Elton Qyno , ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Ardian Narkajt, mëngjesin e ditës së sotme, i cili ishte person në kërkim.

Qyno bën me dije se Narkaj ka rënë në prangat e policisë, pasi kjo e fundit po bënte kontrolle në Dukagjin për praninë e parcelave të drogës. Ata ngjallën dyshime për Narkajn, pasi ky i fundit po bënte përpjekje që të largohej nga blutë.

Ai thotë se fillimisht ai ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë, e cila i është kundërpërgjigjur duke e lënë të plagosur.

"Sot efektivët e RENEAS, kanë mundur që të arrestojnë, një person të shumëkërkuar nga policia e shtetit. Bëhet fjalë për Eduard Narkajn. Në fakt është një personazh mjaft i njohur në zonën e Dukagjinit dhe në zonën e Shkodrës, për shkak të veprimtarisë kriminale që është marrë në këtë zonë, kryesisht në kultivimin e lëndëve narkotike, por edhe përfshirjes së tij në vrasjen e dyfishtë në zonën e Dukagjinit, pikurish në fshatin e tij, ku dhe është arrestuar ditën e sotme.

Faktikisht policia ka rënë në gjurmët e tij, në momentin kur ka shkuar dhe ka bërë krehjen e territorit, me qëllim për të identifikuar dhe asgjësuar parcelat me drogë. Në momentin kur kanë shkuar policët për të bërë këtë rezyme përsa i përket kultivimit të lëndëve narkotike, kanë parë dhe një person të dyshimtë që bënte veprime për t’u larguar, për t’iu shmangur syrit të policisë. Nga fshatarët e zonës është mësuar se pikërisht Ardian Narkaj, i cili akuzohet për dy vrasje.

Duke u mbajtur në mbikëqyrje është njoftuar edhe RENEA me qilim për të ndërhyrë. Nuk është bërë ndërhyrja natën sepse ka qenë frika se mund të largohet dhe duke shfrytëzuar errësirën, policia mund të mos kishte mundësi për ta gjurmuar, për shkak edhe të terrenit., por është vendosur që të ndërhyhet pikërisht sa të zbardh drita që edhe efektivët e policisë të kenë një fushëpamje më të gjerë.

Është bërë disa herë komunikimi me këtë person që të ndalonte sepse është rrethuar, ai është përgjigjur, duke qëlluar një herë më armë, e më pas është larguar në drejtim të pyllit me shpresën se do i shpëtonte policisë. RENEA i është vënë nga pas, por duke qenë se ka pasur shkëmbime zjarri , është kundërvepruar sërish nga forcat e policisë, të cilët e kanë plagosur dhe më pas e kanë ndaluar duke e transportuar fillimisht në spitalin e Shkodrës e më pas në spitalin e Tiranës. Gjendja shëndetësore e tij, aktualisht është e mirë, i është dhënë ndihma e parë mjekësore, dhe në momentin që do të jetë jashtë rrezikut për jetën do të ambientohet nis spitalin e burgut e më pas do t’i nënshtrohet dënimit."

Po kush është Narkaj?

Qyno thotë se ai është një person i skeduar për kultivimin e lëndës narkotike, e cila është bërë shkak që në vitin 2008, Narkaj të bëhej autor vrasjes së dyfishtë.

52-vjeçari,sipas gazetarit Narkaj ishte në kërkim prej 5 vitesh  pasi vendimi në formë të prerë është marrë në vitin 2016 nga Gjyata në Shkodër.

Më tej thotë se Narkaj është mbrojtur nga politika, pasi asokohe kishte lidhje të ngushta me një deputet në Shkodër.

"Narkaj është një individ i skeduar për kultivimin e lëndës narkotike dhe pikërisht kultivimi i lëndëve narkotike ishte bërë shkak për të kryer edhe vrasjen e dyfishtë më 7 Maj të vitit 2008 në zonën ku  dhe është arrestuar.

Ai është konfliktuar me Gjelosh Shotajn dhe me Tonin Ulajn. Konflikti ka ndodhur pikërisht për kultivimin e lëndëve narkotike dhe si pasojë e këtij konflikti të dy këto persona kanë mbetur të vdekur.

Narkaj ishte në kërkim prej 5 vitesh, pasi dënimin kapital dhe në formë të prerë e ka marrë në tetor të 2016, nga Gjykata në Shkodër. Ndërkohë gjatë procesit të Gjykimit në shkallë të parë ky personazh më datën 24 Prill të vitit 2011 është shpallur i pafajshëm për të dy vrasjet për shkak të situatës dhe të ndikimit që kishte politika në këtë proces gjyqësor.

Adrian Narkaj ishte një personazh që kishte lidhje me një deputet në qytetin e Shkodrës, të asaj kohe që influenconte në mënyrë të vazhdueshme gjyqtarët dhe prokurorët për t’i dhënë pafajësi këtij individi i cili ishte autor i dy vrasjeve. Në fakt ai ka mbajtur një qëndrim mohues për ngjarjen duke pretenduar që Shotaj dhe Ulaj, janë vrarë mes njëri-tjetrit dhe ai nuk ishte autor i krimit. Në fakt ai në këtë ngjarje ka ngelur i plagosur, duke pretenduar që plagosja i kishte ardhur si pasojë e konfliktit që viktimat kishin bërë me njëri-tjetrin. Por kjo nuk ka rezultuar e tillë pas përgjimeve dhe ekspertizave që kishin bërë autoritetet.  

Nëse duhet të vemi drejtësinë duhet të vemë drejtësinë me ekzekutimin e vendimeve penale. Ne kemi shumë persona që janë në kërkim dhe askush nuk vete e arreston qoftë nga policia, qoftë nga strukturat e tjera që Ministria i ka ngritur posaçërisht për këta persona.

Me tek tuk ndonjë rast që ose bie në rrjetën e policisë, as edhe një person tjetër nga këta individë nuk është arrestuar përsa i përket arrestimit të tij nga policia. Këta dihet se ku qëndrojnë, dihet se ku fshihen, ku hanë dhe ku festojnë, por që nuk ndërhyhet nga policia. Nuk ka person që nuk dihet se ku është por nuk ka vullnet për t’u çuar këto persona para drejtësisë."