"Hiqni maskat, ngrini zërin" Protesta kundër masave kufizuese në Australi, arrestohen 57 qytetarë

Mijëra qytetarë australianë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kufizimeve të rrepta të Covid-19.

Pas rritjes së rasteve të reja, qeveria australiane ka shtrënguar masat anti-Covid në vend, gjë që ka shkaktuar reagimin e qytetarëve, shkruan BBC.

Demonstruesit dolën me pankarta ku shkruhej " Hiqeni maskën, ngrijeni zërin", "Zgjohuni", duke brohoritur "liri".

Protestuesit bllokuan rrugët dhe u mblodhën jashtë bashkisë së Sidneit. Një grup hodhi shishe drejt policisë . Mësohet se 57 protestues janë arrestuar.