Dy apartamente plot kanabis, lihet në burg reperi shqiptar në Angli, dënohet edhe shoku i tij
Reperi Dionis Biba dhe shoku i tij, janë lënë në burg, pasi akuzohen për kultivim të kanabisit.
Mediat britanike bëjnë me dije se Biba, 20-vjeç dhe 24-vjeçari Ervin Delija, u arrestuan në fillim të këtij viti pasi policia britanike zbuloi se ata kishin ngritur një rrjet të sofistikuar të kultivimit të kanabisit në katër banesa.
Mësohet se shqiptarët kishin mbjellë plot 210 bimë kanabisi në dy apartamente dhe 165 bimë të tjëra në 6 dhoma.
Dy të rinjtë ishin vendosur kamera sigurie për të monitoruar vendin ndërsa kishin ndërhyrë edhe në matësin e energjisë elektrike në mënyrë që mos të harxhonin shumë energji elektrike, e për rrjedhojë të mos binin në sytë e policisë.

Reperi Biba dhe miku i tij pretenduan se i kishin hyrë këtij aktiviteti kriminal për shkak të varfërisë, por megjithatë nuk i shpëtuan dënimit me 15 muaj burg.
