Rusia padit Ukrainën në Gjykatën Evropiane: Përgjegjëse për rrëzimin e avionit MH17
Rrezimi i një avioni rus në vitin 2014, ka bërë që konfliktet mes Ukrainës dhe Rusisë të përshkallëzojnë deri në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Rusia bën fajtore Ukrainën, por kjo e fundit refuzon ta pranoje duke iu përgjigjur me kundërpadi.
Rusia ka paditur Ukrainën në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Bëhet fjalë për ngjarjen e Korrikut të 2014-ës, ku avioni MH17 që po fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lampur u rrëzua dhe për pasojë humbën jetën 298 udhëtarë.
Rusia ka paraqitur një ankesë ligjore duke thënë se Kievi është përgjegjës për rrëzimin e tij, pasi sipas saj avioni është rrëzuar për shkak të konflikteve dhe protestave që kishte Ukraina me separistët.
Moska gjithashtu pretendon se bombardimet e forcave të armatosura të Ukrainës, në pjesën lindore të saj, kanë vrarë dhe plagosur njerëz në jug të Rusisë, si dhe ka abuzuar me të drejtat e njeriut, prandaj kërkon drejtësi nga Gjykata Evropiane.
Nga ana e saj Ukraina i priti me tallje akuzat ruse, ku Ministri ukrainas i Drejtësisë, Denys Malyuska tha se Moska ka ngatërruar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me një emision në televizionin rus.
Pesë muaj më parë ,ishte vetë Ukraina, që po në të njëjtën Gjykatë ka dorëzuar një varg ankesash ligjore kundër Moskës, ku sipas ministrit Ukrainas në të janë paraqitur të gjitha mitet e propagandës ruse.
Sidoqoftë, hetimet për akuzat e të dy palëve po vazhdojnë, por ky nuk është problem i vetëm mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ata vuajnë nga konflikti për gazin, ku Moska kërcënoi se do të ndërpresë furnizimet e Ukrainës me gaz.

