Po rregullonte shenjat e qarkullimit, shqiptari përplaset nga makina, 33-vjeçari në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2021, 19:19
Një incident i rëndë në punë ka ndodhur në Brianza (Monza) Itali, ku një 33-vjeçar është goditur nga një makinë.
Mediat italiane, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur natën e së mërkurës, ku shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në punë, duke rregulluar shenjat e trafikut rrugor.
Mësohet se teksa po punonte është goditur nga një makinë që drejtohej nga një italian në moshën 40-vjeçar, i cili ishte në efektin e alkoolit.
E rëndë! Emigranti përdhunon 15-vjeçaren në plazh
22 Korrik, 18:42
Ndërkaq, shqiptari u transportua në spitalin San Gerardo, në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Po ashtu ai i është nënshtruar edhe një operacioni.

