Varianti Delta dominon Greqinë, 219 të infektuar në një ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2021, 18:42
Ministria e Shëndetësisë së Greqisë ka njoftuar rastet e reja në 24 orët e fundit, ndërsa mutacioni Delta dominon vendin, pasi janë konfirmuar 219 raste me Delta nga 2.604 në total, në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit, pesë persona humbën jetën, për shkak të Covid-19, ndërkohë 126 pacientë janë të intubuar. Mësohet se janë kryer gjithsej 75,578 tamponë.

