Sekuestrohen 350 kg kokainë në portin e Pireut, ishte fshehur në thasët me kafe



Një ngarkesë prej 350 kg kokainë janë sekuestruar në portin e Pireut në Greqi. Droga u gjet në një kontenier që vinte nga Amerika Latine, informon 

Droga ishte fshehur mes thasëve me kafe me qëllim që aroma e drogës të mos nuhatej nga qentë.

Kontenieri ishte nisur nga Guatemala.

Operacioni u ndërmor nga policia e Athinës dhe DEA- amerikane e cila pritet të dalë me një deklaratë.