Vuçiç: Nëse dikush njeh Kosovën, nisim fushatën e çnjohjeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot (22 korrik) se nëse dikush merr vendim për të njohur Kosovën si shtet i pavarur atëherë Serbia do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Deklaratat i dha në Beograd pas deklaratave të Erdoganit se do të punonte me presidentin amerikan, Joe Biden, për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.

I pyetur si do të reagonte Serbia nëse Prishtina fillonte një fushatë njohjeje të njoftuar nga presidenti turk, sipas marrëveshjes së Washingtonit presidenti tha: Skandon në shtator (Afati i këtij moratorium). Nëse ndokush bën gabim dhe njeh pavarësinë e Kosovës do të nisim menjëherë fushatën e tërheqjes së njohjes së Kosovës," citon Tanjug.

Gjithashtu ai ka shtuar: “Kam shumë respekt për presidentin turk Erdogan dhe duam marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por ne kemi vendin tonë dhe interesat tona dhe do të sillemi në përputhje me to”, citon REL

Në shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Uashington, në bazë të së cilës Serbia është dashur të pezullojë fushatën për çnjohjen e Kosovës, ndërsa Kosova është dashur të respektojë një moratorium njëvjeçar, për të mos aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Afati i këtij moratoriumi skadon në fillim të shtatorit.