Hapet pishina më e thellë në botë në Dubai, thyen rekordin “Guinness”
Në Dubai është përuruar pishina më e thellë në botë, që arrin deri në 60 metra. Në fakt bëhet fjalë për një qytet nënujor, që eksplorohet nga zhytësit e aposionuar. “Guinness” ia dha titullin pishinës më të thellë për zhytje, një muaj më parë.
Dubai sapo ka përuruar një atraksion tjetër turistik, bëhet fjalë për pishinën më të thellë të zhytjes në botë. Me 60 metra thellësi, pishina është pjesë e tërheqjes së re, dhe ka thyer rekordin botëror që mbahej nga Polonia me pishinën me thellësi mbi 45 metra.
Pishina “Deep Dive Dubai” është e mbushur me 14 milionë litra ujë të freskët, vëllimi i gjashtë pishinave me madhësi Olimpike dhe është të paktën katër herë më e madhe se çdo pishinë tjetër në botë.
“Guinness” ia dha titullin pishinës më të thellë për zhytje më 27 qershor.
"Zhytja në thellësi është me të vërtetë unike. Kjo nuk është vetëm një pishinë e thellë 60 metra, që ka thyer rekordin botëror, është si një qytet i mbytur, i cili është magjepsës për zhytësit e lire, për të eksploruar," tha Jarrod Jablonski, Drejtori i “Deep Dive Dubai”.
“56 kamera nënujore shërbejnë deri në sipërfaqe dhe një stacion sigurie zhytjeje, altoparlantë të zërit deri në 15 metra dhe më shumë se 150 drita drita” shtoi ai.
Objekti tani është i hapur vetëm me ftesë, por do të frekuentohet nga publiku më vonë këtë vit. Temperatura e ujit mbahet në 30 gradë Celsius, një temperaturë e rehatshme për të veshur rroba të holla ose rroba banje. Kompleksi i zhytjes gjithashtu ka një restorant të pajisur me dritare të mëdha dhe ekrane televiziv, duke lejuar familjet dhe miqtë jo zhytës të shikojnë nga toka.
Princi i Dubait Sheik Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, një zhytës i apasionuar ishte një nga vizitorët e parë dhe ndau përvojën e tij në mediet sociale.
