Video/ Ja kush është grupi i kolumbianëve që vranë Presidentin e Haitit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2021, 18:13
17 persona janë arrestuar, si autorët kryesor për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise. Në atentatin e rëndë kanë qenë të përfshirë 28 persona, 17 prej tyre janë arrestuar, 3 janë vrarë dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Autoritetet ende nuk kanë informacion se kush ka qenë personi, që ka dhënë urdhrin e sulmit dhe se cili ka qenë motivi, shkruan BBC.
Sulmi ndodhi në orët e para të së mërkurës, kur persona të armatosur hynë në shtëpinë e presidentit në Port-au-Prince, duke e qëlluar për vdekje dhe duke plagosur gruan e tij. Z. Moïse, 53 vjeç, e cila ndodhet në spital.
