Të parët për krime në Britani, marrëveshja e re: Kriminelët shqiptarë do të deportohet më shpejt

Të dënuar shqiptarë për krime në Angli do të depërtohen me procedurë të përshpejtuar. Mediat britanike bëjnë te ditur lajmin duke iu referuar marrëveshjes që Sekretarja e Brendshme e Britanisë ka firmosur gjatë vizitës në Tiranë. Në takimin me homologun Çuçi u nënshkrua edhe marrëveshja për luftën kundër emigrimit të paligjshëm.


Shqipëria dhe Britania e Madhe kanë arritur një marrëveshje e cila ka për qëllim depërtimin e kriminelëve shqiptarë nga Anglia, sipas disa medieve britanike.

Po ashtu, marrëveshja parashikon edhe riatdhesimin në Shqipëri të azilkërkuesve e një procedurë të përshpejtuar.

Marrëveshja do t'i mundësojë qeverisë të miratojë planet e saj për largimin e shpejte të kriminelëve nga burgjet e Mbretërisë së Bashkuar të propozuar në projektligjin e saj të ri të Kombësisë dhe Kufijve.

Projektligji do të lejojë shërbimin e burgut të dëbojë një kriminel të huaj një vit para përfundimit të dënimit të tyre, në mënyrë që ata të mund të vuajnë pjesën e mbetur në një nga burgjet e vendit të tyre të lindjes.

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel tha nga Tirana, pas nënshkrimit të marrëveshjes, se është e vendosur për të rregulluar sistemin e imigracionit, për të ndaluar hyrjen e paligjshme dhe për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë në Angli, sa më shpejt të jetë e mundur.

Sekretarja e Brendshme u prit edhe nga homologu shqiptar Bledi Cuçi, ku palët kanë firmosur Marrëveshjen e Ripranimit, propozuar nga qeveria britanike pas daljes së saj nga Bashkimi Evropian.

Në kuadër të detyrimeve për përafrimin e legjislacionit për Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria” nënshkrimi i marrëveshjes vjen në përputhje me angazhimet e Shqipërisë për të luftuar migracionin e paligjshëm, si një prej nën-çështjeve thelbësore ku kërkohet progres i vazhdueshëm.

Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të autorëve të veprave penale të huaja në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, gjithsej më shumë se 1,500, ose 16 përqind e popullsisë së burgjeve jashtë shtetit.