Fauci: Testimi i antitrupave nuk është metodë e besueshme, mbrojtja ulet me kalimin e kohës

Niveli i Antitrupave ndaj Covid-19 nuk duhet të testohet pas vaksinimit, thotë Anthony Fauci,drejtori Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe këshilltar mjekësor i presidentit amerikan .

Profesori mori dozën e parë të vaksinës Moderna më 22 dhjetor 2020 dhe beson se mbrojtja e ofruar nga vaksinat do të ulet me kalimin e kohës dhe përfundimisht do të nevojitet një dozë përforcuese.

Fauci: Testimi i antitrupave nuk është metodë e besueshme,

Mjekët  vërejnë se nuk duhet të supozojmë se vaksinimi fillestar do të na ofrojë mbrojtje të përjetshme kundër SARS-CoV-2.

Ekspertët argumentojnë se testimi i antitrupave nuk është metodë e besueshme për përcaktimin e mbrojtjes kundër Covid-19.

Përveç kësaj, shkencëtarët grek thonë se  testet  antitrupave  janë shumë heterogjene dhe nuk identifikojnë të gjithë antitrupat e në të njëjtën mënyrë, raporton CNN Greece.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) argumenton se,  personat e vaksinuar nuk duhet të mbështeten në testimin e antitrupave për të përcaktuar imunitetin ndajCovid-19.

Dr. Anthony Fauci pohon  se dy faktorë janë veçanërisht të rëndësishëm:

1) Rritja e infeksioneve me Covid-19 te të vaksinuarit në provat klinike  në vitin 2020.

2) Të dhëna laboratorike që tregojnë se mbrojtja e ofruar nga vaksina është në rënie.

Këto janë elementë shumë të rëndësishëm për rrjedhën e pandemisë, veçanërisht duke marrë parasysh shfaqjen e mutacioneve të reja.