Korçë/ Përfshihet nga flakët rreth 1 ha pisha e shkurre në zonën e Vithkuqit, në Majën e Jankës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2021, 17:07
Flakët kanë përfshirë rreth 1 ha pishë e shkurre në zonën e Vithkuqit, në Majën e Jankës. Prej 3- 4 ditësh ky zjarr vijon të jetë aktiv duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se po bëhen ndërhyrje me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë po punohet për shuarjen totale të tij.

