Tragjike! Kishin dalë për të bërë xhiro me motor, të rinjtë përplasen me makinën që drejtonte 80-vjeçari. Humbin jetën të tre

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 20-vjeçar i quajtur Panagiotis dhe 16-vjeçarja Eletherias, kanë ndërruar jetë gjatë një aksidenti automobilistik në zonën e Kefalonias.

Sipas mediave greke, dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me motor, ku u përplasën me një makinë, që drejtohej nga një 80- vjeçar. Edhe ky i fundit, nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore, ka rezultuar se shkak i vdekjes së të rinjve ishin dëmtimet e shumta në pjesët e trupit.

Lajmi për vdekjen e tre personave ka shkaktuar trishtim në shoqërinë e Kefalonia, e cila "ngriu" duke e dëgjuar atë.

Sot, miqtë e dy të rinjve shkuan në vendin e aksidentit dhe lanë lule dhe ndezën qirinj në kujtesën e tyre.

Shoqata Mjekësore e Kefalonia dha ​​një mesazh ngushëllimi duke thënë "të gjithë vajtojmë për njerëzit tanë të humbur".