"I lumtur të shkoj në Beograd", Abazoviç: Mali i Zi nuk ka asnjë vend më të afërt sesa Serbinë
"Mali i Zi nuk ka ndonjë vend që është më afër tij sesa Serbia, dhe problemet akute që ekzistojnë ose janë të imponuara nga dikush tjetër duhet të tejkalohen në mënyrë që të kuptojmë se sa më shpejt të arrijmë një bashkëpunim vëllazëror cilësor, aq më mirë do të jetë për qytetarët e të të dy vendeve", deklaroi dje zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, raporton Danas.
Ai ka përmendur edhe deklaratat për masakrën e Srebrenicës, duke shtuar se diskutimi për këtë temë nuk është bërë nga qeveria malazeze apo shumica e re parlamentarepor nga një parti e opozitës për të përfituar politikisht.
Abazovic tha se mbështet një pjesë të kritikave që mund të dëgjohen nga Beogradi, por edhe nga Podgorica.
“Nuk po e them tani, nuk dua ta banalizoj, të mos keqkuptohem, por më vjen vërtet keq që gjeneroi kaq shumë pluhur në publik, posaçërisht në mediat serbe. Pra, nuk kemi të bëjmë me vendimet e Parlamentit të Republikës së Serbisë dhe as nuk mendoj se qeveria në Serbi duhet të merret me vendimet e Parlamentit të Malit të Zi. Këto janë organe autonome, dy shtete të pavarura, ato janë të përcaktuara siç mendojnë”, deklaroi ai, duke thënë se do të ishte i lumtur që të shkonte në Beograd, për të biseduar me zyrtarët atje.
“Nga ana tjetër, të gjithë janë më se të mirëpritur në Malin e Zi dhe unë mendoj se në një dialog dhe marrëdhënie miqësore dhe vëllazërore duhet të zgjidhim të gjitha çështjet e hapura nëse ato ekzistojnë, dhe se tema të tilla që janë thënë kaq shumë herë në rajon duhet të mos përsëriten për të ngritur pluhur sepse në atë mënyrë ne nuk do të prodhojmë asgjë të mirë për asnjë vend në Ballkanin Perëndimor, theksoi ai.

