"Ata ende nuk e kanë kuptuar kush është kush", Erdogan kundër Charles Michel: Ne nuk marrim udhëzime se çfarë të themi

Sugjerimi i presidentit të KE Charles Michel për të shmangur retorikën provokuese më 20 korrik gjatë vizitës në Qipro, duket se nuk i ka pëlqyer presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Presidenti turk shprehu vendosmërinë e tij për të vazhduar kërkimin e naftës në Mesdheun Lindor dhe rreth Qipros.

"Çfarë na thonë ata?" Çfarë pune keni në Siri, Libi, Karabak, Mesdheun lindor? Ata që e thonë këtë nuk janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh në botë. Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi," tha fillimisht presidenti turk.

Dhe ai vazhdoi: "Dashtë Zoti, unë do të jem në Qipron Veriore me 20 korrik. Do të jemi atje me një delegacion të madh. Po flisja me Presidentin e Këshillit Evropian dhe ai më tha, 'Kam dëgjuar se do të shkosh në Qipro. Më mirë të mos jepni mesazhe të ashpra nga atje… '.

Unë i thashë atij: "Nëse më thua si të dërgoj mesazhe, atëherë unë do t'i lexoj atje".

Ata ende nuk e kanë kuptuar kush është kush. Unë jam një fëmijë i këtij kombi. Kur e mësuat që Erdogan flet me udhëzime ... Ne do të vazhdojmë kërkimin e naftës në Mesdheun lindor dhe Qipron," shkruan protothema.