E veshur me të bardha dhe pa unazë në gisht, Melinda Gates bën daljen e parë publike pas divorcit me Bill Gates

Ish- bashkëshortja Bill Gates,  Melinda Gates në daljen e saj të parë pas divorcit  me miliarderin është shfaqur pa unazë në gisht.

Sipas mediave të huaja, Gates Gates gjatë pjesëmarrjes  në “Forumin e Barazisë së Brezit” në Paris tërhoqi vëmendjen e shfaqur në kostum të bardhë pa unazën në gisht.

Në këtë eveniment ajo deklaroi se do të shpenzojë 2.1 miliardë  dollarë për agjencitë e promovimit të barazisë gjinore.

Teksa ajo fliste për të drejtat dhe fuqizimin e grave, Melinda ngriti dorën e majtë duke e mbajtur qartësisht pranë fytyrës për të treguar gishtin e zhveshur të unazës.

Sipas mediave të huaja ky gjest u kuptua si një mesazh i qartë për themeluesin e gjigantit të Microsoft, Bill Gates. Ky i fundit në daljen e fundit të tij në publik ende nuk e kishte hequr unazën e fejesës.