Covid-19/ Prindërit 'u trajtuan si kriminelë' ndërsa djali i tyre po vdiste

Një 27 vjeçar nga SHBA vdiq nga leucemia, në spital më 5 maj, i vetëm pa  prindërit në krahë, për shkak të masave kufizuese të Covid-19.

BBC, raporton se 27 vjeçari ishte i izoluar në spital, duke mos pasur mundësinë të takojë prindërit e tij.

"Ai ndihej sikur ishte në burg dhe lutej që të na shihte, pos nuk na u lejua për shkak të kufizimeve të Covid ", tha nëna e tij.

"Ndihemi të mashtruar, ndjejmë neveri, që nuk na lanë të shikonim djalin tonë 6 javët e fundit të jetës së tij."

Duke përshkruar momentet e  djalit të saj në spital, ajo tha: "Ollie ishte në një dhomë më vete dhe ishte e tmerrshme për të. Ai vuante nga ankthi dhe depresioni dhe ai kalonte gjithë këtë kohë vetëm, duke u shqetësuar për të ardhmen e tij. Ishte e qartë që spitali nuk na donte atje. Ne u ndjemë sikur ishim kriminelë. Ne thjesht donim ta ngushëllonim djalin tonë. Ai ndjeu sikur po dënohej për të qenë i sëmurë. Nuk iu lejua as të këshillohej me një psikolog. Mënyra se si ai u trajtua ishte barbare dhe çnjerëzore."

"Unë e kuptoj që spitalet duhet të mbajnë njerëzit të sigurt nga koronavirusi, por kujdeseshim në maksimum, bënim vazhdimisht tampone dhe po bëm gjithçka që ishte e mundur për të mbrojtur Ollie," tha nëna e 27 vjeçarit për BBC