Video/ Kreu marrëdhënie seksuale para martese, gruaja fshikullohet në publik derisa i bie në fikët
Një video tronditëse tregon një grua indoneziane të cilës i bie të fikët nga dhimbja pasi u fshikullua në publik, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale para martesës.
Pamjet tregojnë se gruaja indoneziane rrëzohet në tokë pasi u fshikullua në publik.
Gruaja, emri i së cilës nuk u bë i ditur, dhe i dashuri i saj morën secili nga 100 goditje në qytetin e Lhokseumawe.
Qyteti është në provincën më perëndimore të Indonezisë, Aceh, rajoni i vetëm i vendit me autonomi për të zbatuar ligjin e Sheriatit.
Anëtarët e publikut u mblodhën për të parë gruan duke marrë dënimin e saj ndërsa merrte goditje nga zyrtarët dhe forca rajonale e policisë islamike, Wilayatul Hisbah dhe Agjencia e Rendit Publik.
Në pamjet, gruaja mund të shihet duke qëndruar në një skenë të ngritur, e veshur me rroba të bardha dhe shami dhe e rrethuar nga zyrtarë dhe njerëz që filmojnë në telefon.
Pasi morën shumë rëna, gjunjët e gruas lëshohen ndërsa ajo bie në tokë me fytyrë, me zyrtarët që ecin përpara për të zbuluar fytyrën e saj.
Shefi i Wilayatul Hisbah Zulkifli tha: "Ajo u desh të largohet sepse i ra të fikët pasi mori 100 goditje."
Oficeri islamik shtoi se ajo u përmend shpejt.
Aceh është e vetmja provincë në Indonezi me autonomi që mund të zbatojë ligjin e Sheriatit dhe goditjet e ashpra.
Provinca thellësisht konservatore kryen fshikullime për një sërë shkeljesh, përfshirë pirjen e alkoolit, tradhti bashkëshortore dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale paramartesore ose homoseksuale.
