Momente tmerri, peshkaqeni kërcen nga uji dhe i këput këmbën parashutistit

Një moment tronditës është regjistruar në Detin e Kuq ky një peshkaqen u hodh nga uji dhe kafshoi një pjesë të këmbës së një parashutisti .

Pamjet e xhiruara tregojnë parashutisti, një 37-vjeçar jordanez, që rri pezull mbi ujë në Aqaba kur peshkaqeni papritmas del dhe e kafshon atë në këmbë.

Burri humbi një pjesë të pjesës së pasme të këmbës së tij në sulmin i cili gjithashtu i preu tendinat dhe i theu disa kocka.

Ai u dërgua në Spitalin Ushtarak, Princ Hashem, ku bëri një operacion në këmbën e tij të djathtë.

Gjendja e tij raportohet se është e qëndrueshme. Mohammad Qataëneh nga Qendra Ndërkombëtare e Zhytjes në Aqaba i tha medieve lokale se sulmet nga peshkaqenët në Gjirin e Aqaba janë të rralla.

''Sulmi i peshkaqenit tërhoqi shumë vëmendjen e medieve. Me të vërtetë, kjo trembi shumë njerëz, por kjo është diçka që mund të ndodhë kudo. Në Karak, për shembull, ka gjarpërinj dhe akrepë, por në fund të fundit, ata nuk janë aq të rrezikshëm sa të trembin njerëzit. Unë jam zhytur për 20 vjet dhe kjo është hera e parë që dëgjoj për një sulm peshkaqeni".

Mohammed Khalil Al Zabada i Kolegjit të Shkencave Detare tha se peshkaqenët gjenden në të gjitha detet e botës dhe në Detin e Kuq ka shumë lloje peshkaqenësh, por prania e tyre në rajonin e Aqaba është shumë e rrallë.