Gjermani/ Problem me bandat shqiptare, po dominojnë në organizatat kriminale të vendit
Emigrantët shqiptarë po fitojnë gjithnjë e më shumë peshë dhe po dominojnë në organizatat kriminale të Gjermanisë.
Një raport i fundit i Policisë Kriminale Federale vlerëson se në vitin 2020 u rritën aktivitetet kriminale në kontekstin e emigracionit.
Në vitet 2015-2020, 83,400 shqiptarë aplikuan për azil në shtetin gjerman.
Ndërsa si numër azilkërkuesit shqiptarë ishin të katërtit pas sirianëve, afganëve dhe irakianëve, BKA-ja njoftoi se në vitin 2020 ata kontrollonin thuajse 1 në 5 grupe të organizuara kriminale.
Policia gjermane arrestoi vitin e kaluar 890 emigrantë të dyshuar për krime të organizuara.
Shqiptarët e ndaluar dyshohen si pjesëtarë bandash kryesisht me aktivitet në shitjen dhe trafikimin e narkotikëve, vjedhjet/grabitjet dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
4,1 për qind e tyre kishin statusin e azilkërkuesit dhe 2,2 për qind të dyshuar për rekorde kriminale ose në procese gjyqësore.
Grupet e organizuara me kosovarë, ndërkohë, në 2020-ën kishin si fokus kryesor përveçse trafikimin e drogave edhe krimet ekonomike.
Në raportin e 2020-ës, Policia Kriminale Federale e Gjermanisë veçon emigrantët libanezë dhe turq si komunitetet më problematike, pas shqiptarëve, për sa i përket pjesëmarrjes në sferën kriminale gjermane.