Del magneti i parë në botë për dobësim, s’mund ta hapni gojën më shumë se 2 mm

Universiteti i Otago dhe studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar një pajisje për humbjen e peshës për të ndihmuar në luftën kundër epidemisë globale të mbipeshës.

Bëhet fjalë për një magnet, i cili ndalon njerëzit të hapin gojën mjaftueshëm sa për të ngrënë ushqim.

Pajisja-magnet quhet "DentalSlim Diet Control" dhe lejon përdoruesit të hapin gojën vetëm rreth 2 mm, duke i kufizuar ata në një dietë të lëngshme.

Magneti nuk përbën problem për frymëmarrjen dhe komunikim, shkruhet në faqen zyrtare të Universitetit.

Studiuesi kryesor, Pro-Zëvendës-Kancelari i Universitetit të Otagos, Shkencave të Shëndetit, Profesor Paul Brunton thotë se pajisja do të jetë një mjet efektiv, i sigurt dhe i përballueshëm për njerëzit që luftojnë me mbipeshën.

Pengesa kryesore për njerëzit për humbjen e suksesshme të peshës është papajtueshmëria dhe ky magnet ndihmon njerëzit të krijojnë zakone të reja, duke i lejuar ata që të respektojnë një dietë me kalori të ulët për një periudhë kohe”, thotë profesor Brunton.

Megjithatë kjo pajisje nuk është pritur mirë nga publiku. Kanë qenë të shumta reagimet në rrjetet sociale, ku përdoruesit e cilësojnë si mjet torturimi.

"Kjo është një pajisje torturimi dhe ju duhet të keni turp ta promovoni atë, e lëre më të shoqëroheni me të", shkruan një përdorues në Twitter.

Sidoqoftë udhëheqësi pas projektit, Profesor Paul Brunton, po mbron pajisjen, duke thënë se ajo është efektive dhe e sigurt.

https://www.newshub.co.nz/home/new-zealand/2021/06/otago-university-faces-backlash-after-creating-weight-loss-device-that-restricts-people-to-liquid-diet.html