I jepte informacione të shtetit të dashurit Irak, ushtarja dënohet me 23 vite burg
Një grua në moshën 62-vjeçare është dënuar me 23 vite burg, pasi akuzohet se ka dhënë informacione të rëndësishme një shtetas i huaj i lidhur me grupin militant islamik libanez Hezbollah.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se Mariam Thompson, gjuhëtare e ushtrisë amerikane pranoi se i kishte ndarë emrat e informatorëve amerikanë në Irak tek një burrë me të cilin ishte e lidhur romantikisht.
Mediat raportojnë se burri të cilit e moshuara i kalonte informacion ishte i përfshirë në lëvizjen e fuqishme Shiite të Libanit Hezbollah.
Ajo tha se kishte qenë e dëshpëruar që dikush ta donte në pleqërinë e saj dhe nuk deshi të dëmtojë askënd.
Prokurorët thanë se ajo e dinte se po vinte burimet dhe trupat amerikane në rrezik.
“Dënimi i Thompson pasqyron seriozitetin e shkeljes së saj të besimit të popullit amerikan, të burimeve njerëzore që ajo rrezikoi dhe të trupave që punuan në krah të saj si miq dhe kolegë,” ka thënë John Demers, kreu i sektorit të sigurimit kombëtar tëDepartamentit të Drejtësisë.
Thompson zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë me burrin, me të cilin ajo komunikoi në aplikacione të sigurta për video dhe mesazhe.
Prokurorët thanë se operacionet ushtarake të SHBA-së në Irak e shtynë Thompsonin t’i kalojë informacione të ndjeshme burrit në vitin 2020 .

