Video/ Burri i drejton armën policisë dhe kalimtarëve, teksa e ndjekin nëpër rrugë

Një 43-vjeçar është arrestuar, pasi ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me armë zjarri oficerët e policisë dhe kalimtarët rastësorë.

Ngjarja ka ndodhur në SHBA, Springfield Massachusetts.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë si 43-vjeçari, Jose Montanez  vë në lojë policinë, duke u përpjekur të largohet.

Por nuk ia del pasi policia arrin ta prangos.

Fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Montanez u akuzua për nëntë akuza, duke përfshirë armëmbajtje pa leje, si dhe tentative vrasjeje ndaj policisë dhe kalimtarëve rastësorë, tha policia.