Batuta në studio/ Gazetari moderatores: Hiq dorë nga gazetaria sportive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2021, 19:19
Në emisionin “Sport Magazinë” nuk kanë munguar as batutat.
Në studio ka qenë dhe gazetari Gjergj Stefa, i ka thënë me shaka që të heq dorë nga gazetaria sportive.
“I uroj suksese Dorisës. Sa je në kohë hiq dorë nga gazetaria”- i është drejtuar gazetares me shaka por duke u shprehur i bindur se krah moderatorit Altin Sulçe do të ndihet shumë mirë.
Shpesh po shohim që vajzat po përfshihen në gazetarinë sportive madje duke i bërë dhe konkurencë gazetarëve burra në këtë fushë e cila deri para pak kohësh ishte vetëm e djemve dhe e burrave.
Por duhet thënë se shumë vajza që janë futur në këtë fushë ia kanë dalë edhe Dorisa Keçani do ia dalë.
