Nuk i pëlqeu ferma, derrkuci largohet dhe lind në mes të pyllit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2021, 13:32
Një derrkuc shtatzënë është larguar nga ferma dhe ka shkuar në pyll për të lindur 10 gicat e vegjël.
Derrkuci u gjet nga kalimtarë rastësorë, të cilët njoftuan Organizatën për Shpëtimin e Kafshëve.
Anëtarët e organizatës shprehen se pronari i derrkucit, nuk është gjetur akoma.
Një banore tha se u çudit kur u ndesh me derrkucin në pyll.
"E dija që nuk ishte derr i egër, ai thjesht dukej si një derr i zakonshëm," tha ajo për BBC.
