Biden: Unë jam për Amerikën, jo kundër Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2021, 19:33
Pas konferencës për shtyp të Presidentit Putin, homologu i tij amerikan Joe Biden ka folur pas takimit që u mbajt në Gjenevë.
Presidenti Biden e filloi fjalimin e tij me një ton të prerë, por pajtues.
Biden thotë se ia bëri të qartë Putinit që ai personalisht nuk ka asgjë kundër Rusisë, por detyra e tij si President i SHBA e ngarkon me përgjegjësinë për të mbrojtur popullin amerikan.
"Aty ku kemi dallime unë dua që Presidenti Putin të kuptojë pse them atë që them dhe pse bëj atë që bëj," thotë Biden.
"Unë i thashë Presidentit Putin se axhenda ime nuk është kundër Rusisë ose dikujt tjetër, është për popullin Amerikan," tha ai.
"Të drejtat e njeriut "janë ata që jemi" si amerikanë," thotë Biden.
Ata "do të jenë gjithmonë në tryezë".
