Putin: Ne nuk duam që Rusia të jetë si SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin është irrituar nga një pyetje e një gazetarja e cil,  në lidhje me trajtimin e tij ndaj kundërshtarëve politikë.

Putin teksa i është përgjigjur pyetjes, ka komentuar  trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA dhe tha se Rusia nuk e dëshiron atë lloj "kaosi" brenda kufijve të saj.

"Njerëzit hynë në Kongres me kërkesa politike. Ata u kërcënuan me burgim për 20-25 vjet ... Mbi çfarë bazash, ne nuk e dimë gjithmonë. Ne  nuk dëshirojmë ajoqë ndodhi në Shtetet e Bashkuara të ndodhë në Rusi."- tha ai.

Takimin që zgjati rreth tre orë e gjysmë me Joe Biden në Gjenevë, Putin e cilësoi si konstruktiv dhe të frytshëm. Ndër të tjera ai tha se ata  ranë dakord që të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, Putin nuk kursye edhe komplimentet për Joe Biden, duke e cilësuar këtë të fundit si “burrë shteti me përvojë”. Sipas presidentit rus, Biden është shumë ndryshe nga paraardhësi i tij Donald Trump.