"Ekoja kishte treguar vetëm 8 foshnja", afrikania që lindi 10 fëmijë thyen rekordin Guinness

Një grua nga Afrika e Jugut ka lindur 10 foshnje duke vendosur kështu një rekord i ri botëror.

Burri i Gosiame Thamara Sithole thotë se ata u mahnitën nga lindja pasi ekot kishin treguar vetëm tetë foshnja në bark.

"Janë shtatë djem dhe tre vajza. Unë jam i lumtur. Jam i emocionuar. Nuk mund të flas shumë," tha burri i saj Teboho Tsotetsi për Pretoria News pas lindjes.

Një zyrtar i Afrikës së Jugut konfirmoi lindjet për BBC, megjithatë një tjetër tha se ata ende nuk i kishin parë foshnjat.

Një anëtar i familjes, i cili nuk donte të identifikohej, i tha BBC se zonja Sithole kishte pasur 10 foshnja - pesë përmes lindjes natyrore dhe 5 përmes prerjes cezariane.

Një grua që kishte tetë foshnja në SHBA në vitin 2009 aktualisht mban rekordin botëror Guinness për më shumë fëmijë të lindur gjatë një lindjeje të vetme.

Muajin e kaluar, 25-vjeçarja Halima Cissé nga Mali lindi nëntë foshnja.