Të çmendur pas makinave, shqiptarët të pasionuar pas erës së benzinës, por nuk dinë se ku shkojnë

Pasioni për makinat është një pasion që e ndajnë shumë djem, por vitet e fundit atë e praktikojnë dhe shumë të reja shqiptare. Por sa të kujdesshëm janë shoferët dhe sa mbështetet sporti i makinave në Shqipëri? Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin "Ditë e Re" me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça.

Të çmendur pas makinave, shqiptarët të pasionuar pas

Indri Hoxha, anëtar i klubit Illyris Motorsport, thotë se në Shqipëri nuk ka disiplinë nga ana e shoferëve dhe as mbështetje për organizimet e garave. "Në Shqipëri e kanë shumë qejf kulturën e makinave, motorëve, por ne na mungon kultura, disiplina. Ne jemi të pasionuar pas erës së benzinës, por nuk dimë se ku shkojmë. Nga gara e fundit që organizuam hasëm disa vështirësi, nuk kishim mbështetje,  mezi gjetëm dy, tre sponsora që të mbulonim kostot. Dhe mendoj se të tilla evente duhet të kenë shumë herë më shumë mbështetje, dhe më shumë rezultat. Në fillim e kemi nisur me zero sponsora."

Xhulian Caka, themeluesi i klubit të makinave të shpejta,Abarth Club Albania, tregon se në mbarë Shqipërinë sheh njerëz të pasionuar pas makinave, që kujdesen për ato dhe kanë një pasion të veçantë, ndryshe nga të tjerët, jo thjesht për ta përdorur makinën si mjet transporti. Por për ta kthyer atë në hob.

Të çmendur pas makinave, shqiptarët të pasionuar pas

 

Ai thekson se shoferët janë të pakujdesshëm:" Pasionin që ke mos e shfrytëzo në rrugë, sepse ti arrin të rrezikosh jetën e njerëzve , arrin të rrezikosh veten tendë. Krijo ambientin e duhur, gje vendin e duhur, ku ti të tregosh të gjithë pasionin që ke dhe të gjitha aftësitë që ke si shofer, sepse nuk të bën pilot të ecësh me shpejtësi në Tiranë apo në autostradë. Pilot të bën të ecësh në pistë."