A do të kemi më në fund një hit vere?

 

Dy nga reperat më të sukseshëm të Kosovës, Ledri Vula dhe Majk duket se e kanë gati bashkëpunimin e tyre i cili do të publikohet së shpejti.

Vitin e kaluar u përfol se dyshja kanë bashkuar forcat dhe kanë realizuar një projekt së bashku, por që situata me pandeminë anuloi publikimin e tij.

Si duket pritjes i erdhi fundi, pasi ky projekt do të publikohet në fillim të muajit qeshor.

“Marr” do të titullohet kënga e cila gjithashtu do të shoqërohet me një videoklip.

Si Ledri dhe Majku kanë publikuar imazhe nga klipi në rrjetet e tyre sociale dhe me shumë gjasa më në fund do të kemi një hit veror që do të na shoqërojë gjatë pushimeve në plazh.