"I kam bërë denoncim, psikopat"- Labinot Rexha shpërthen për emisionin Expuls pasi u intervistua Kebja TikTok-ut

Kebe, fenomen i rrjeteve sociale ka dhënë një intervistë ndryshe këtë të shtunë në emisionin #expuls nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.

Mirë po kjo intervistë ka shkaktuar jo pak debat në rrjet.

Këngëtari nga Kosova Labinot Rexha ka komentuar i revoltuar intervistën.

Ai shkruan: "Kjo është skandaloze për televizionin tuaj. I bëni reklamë një njeriu psikopat që të gjithë artistëve i ka shpërndarë fotografi të familjarëve nëpër Instagram-e. Një njeri i cili ka fyer dhe ka lënduar shumë nëna, motra dhe bashkëshorte shqiptare. Një njeri që e ka quajtur Kosovën  Serbi, skizofren. Kjo është tmerr. Unë bashkë më 50 veta i kemi bërë denoncim për fyerje dhe shantazhe që ka bërë. Ju shkoni promovoni kriminele"- shkruan Labinot Rexha ndër të tjera.

Ndiqni intervistën e plotë për më tepër: