Ana Lleshi pranon publikisht që nuk është këngëtare, por …
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2021, 21:52
Ish- konkurrentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi, e ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora, e ka pranuar publikisht se nuk është këngëtare.
Në një intervistë për moderatoren Roza Lati, Lleshi shprehet se nuk do të bëhet këngëtare, por që e dashuron muzikën.
“Ana nuk është këngëtare, Ana është nga ato gocat që është shumë shumë fanse e muzikës dhe dashuron këtë gjë. Kënga lindi kështu shoqërisht. Nga shumë këngëtar që më vijnë në studio është hsumë mirë, ritmikisht dhe medolitiksht. “- tha Marko, producenti.
Ana: Por prapë nuk jam këngëtare dhe nuk dua të bëhem kurrë. Dua të bëj diçka për kokrrën e qejfit.

