Ana Lleshi ka një përgjigje për artistët që e kanë komentuar negativisht këngën e saj

Ish- konkurrentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi, e ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora, u është përgjigjur kritikëve të këngës së saj, ku në mesin e tyre kanë qenë edhe artistë e këngëtarë.

Në një intervistë për moderatoren Roza Lati, Lleshi thotë se nuk është problem i saj nëse merr më shumë klikime se një artist që ka vite në estradë, duke thumbuar kështu të gjithë këngëtarët që kanë vite që merren me muzikë.

"Atyre iu falet zemër se aktorë. Unë e kuptoj mëse qartë që janë realisht profesionistë dhe del një Ana, në forma ndryshme që në fund të ditës dhe ne kemi vuajtur për të marrë këtë që kemi dhe ndoshta paguhemi shumë më shumë se ata. Ky është fakt dhe ata e dinë.

Nuk është në dorën time, po flas për ne që dolëm nga “Përputhen”. Publiku i deshi, famën e morën si e morën dhe iu lumtë e kanë marrë. Ti nëse do ta dëgjosh muzikën e tyre dëgjoje, nëse jo mos e dëgjo. Nëse kënga ime klikohet më shumë se një artiste që ka vite në estradë, prapë ky nuk është problem im."