Ish partneri i Jenifer Lopez lancon linjën e e re kozmetike për burra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2021, 14:10
Ish-partneri i Jenifer Lopez, Alex Rodriguez, ka lancuar ditët e fundit linjën kozmetike për burra, raporton CNN.
Në një fushatë të re për markën kozmetike të burrave ' Wellness Hims', Rodriguez zbuloi korrektorin e tij të ri " Blur Stick ".

Bëhet fjalë për korrektor sysh, që është prodhuar posaçërisht për lëkurën e burrave.
Korrektori ka dalë në tetë nuanca, në mënyrë që burrat të zgjedhin ngjyrën që i përshtate më mirë me lëkurën e tyre.

