Ana tregon planin për vajzat që sapo dalin nga jetimorja …
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2021, 22:39
Ish- konkurrentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi, e ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora, ka zbuluar se do të hapë një shoqatë për vajzat pasi dalin nga shtëpia e fëmijës.
Në një intervistë për moderatoren Roza Lati, shprehet se edhe vetë ka qenë pjesë e shtëpisë së fëmijës, teksa shton se është rritur në një familje që është kujdesur shumë për të.
"Do hap një shoqatë nga gocat pasi dalin nga shtëpia e fëmijëve, që është mosha më delikate e tyre, që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit. Nuk ka si t’I lind një ide një vajze në moshën 25-vjeçare nga hiçi. Është një familje që është përkujdesur për mua që fjalën dashuri e mësova nga ata. Kujdesi atyre ka qenë maksimalisht."

