E rëndë! Punonjësit e azilit tallen dhe abuzojnë me të moshuarën në Greqi (video)
Pamje vërtetë tronditëse janë ato të shfaqura nga një media greke.
Në videon e ilustruar prej tyre, shfaqen një grup punonjësish azili, të cilët tallen dhe torturojnë një të moshuar.
Duke përfituar nga dobësia dhe situata e tyre, ata tallen me ta, i ngacmojnë dhe bëjnë shaka ekstreme. Pa asnjë gjurmë turpi, ata regjistrojnë "arritjet" me celularët e tyre, për të vazhduar "argëtimin" në rrjetet sociale.
Në videon në fjalë, punonjësit abuzojnë me të moshuarën, i tërheqin buzën, prekin hundën, veshët dhe tallen me të, ndërsa e moshuara është e pafuqishme t’i ndalë.
“Ik nga këtu”, bërtet ajo në një moment.
Raportohet se video është regjistruar një muaj më parë në ishullin e Kretës dhe nga rrëfimi i familjarëve e dëshmitarëve të tjerë, është mësuar se e moshuara dhunohej e tallej sistematikisht nga punonjësit.
