Deklarata e parë e Anxhela Peristerit pas performancës së zjarrtë: Do ta mbaj mend gjithë jetën time
Anxhela Peristeri pasi ndezi skenën e Eurovision-it me performancën e saj të zjarrtë bëri dhe deklaratën e parë, duke thënë se është shumë e lumtur dhe se do e mbajë mend gjithë jetës.
"Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time", tha Anxhela, menjëherë pasi doli nga skena.
Këngëtarja performoi e dyta në radhë pas Qipros, duke ndezur skenën e Eurosong-ut me vokalin e saj imponues.
Anxhela këndoi shqip dhe interpretimi i saj u shoqërua me lëvizje sensuale dhe efekte vizuale të menduara në detaje.
Veshur me një fustan të shkurtër plot shkëlqim, artistja emocionoi publikun shqiptar dhe evropian.
Këngëtarja, pak orë më parë i ka bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale të gjithë shqiptarëve të diasporës, që të votojnë Shqipërinë, me kodin 02, në momentin që fillon televotimi, me numrin përkatës që do të shaqet në çdo shtet.