'Ata qajnë tërë natën' Civilët në Gaza të bllokuar nga bombardimet izraelite, 119 të vdekur
Sulmet ajrore që kanë përfshirë lagjen e Lina Wahbi në Rripin e Gazës ndihen të rastësishme dhe të pamëshirshme.
"Ne i ndiejmë bombardimet gjithandej dhe çdo sekondë. Ne të gjithë kemi shumë frikë - të rriturit dhe fëmijët. Askush nuk ndihet i sigurt në shtëpitë e veta dhe kudo. Sa herë që mbyll sytë pyes veten nëse jam gjallë apo jo," shtoi Wahbi, një student në Universitetin Al-Azhar të Gazës.
Pas netëve të sulmeve të vazhdueshme ajrore nga qindra raketa izraelite, civilët palestinezë që jetojnë në Gaza janë të rraskapitur dhe të frikësuar.
Të Premten, në një intensifikim të dhunës që Izraeli tha se kishte për qëllim pastrimin e tuneleve militante, predhat e tankeve dhe zjarri i artilerisë goditi enklavën e populluar dhe të bllokuar.
Izraeli thotë se ka goditur rreth 600 objektiva ushtarakë në Gaza. Të paktën 119 njerëz, përfshirë 31 fëmijë, janë vrarë dhe 830 janë plagosur, thonë zyrtarët në Gaza.
Tetë persona janë vrarë në Izrael - shtatë civilë, përfshirë një fëmijë dhe një ushtar, sipas ushtrisë vendase.
Të paktën tre ndërtesa shumëkatëshe për apartamente që thuhej se kishin lidhje me Hamasin u rrëzuan pasi civilët u paralajmëruan të evakuohen, thonë zyrtarët izraelitë.
Hamasi, lëvizja që kontrollon Gazën dhe konsiderohet si një organizatë terroriste nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, dhe grupi më i vogël militant Islamik kanë qëlluar rreth 2,000 raketa në drejtim të Izraelit, sipas ushtrisë izraelite.
Palestinezët jashtë qytetit të Gazës pranë kufijve veriorë dhe lindorë me Izraelin u larguan nga shtëpitë e tyre të Premten mes intensifikimit të bombardimeve Izraelite.


