“E shtangur nga frika”/ Gazetarja shqiptare rrëfen bisedën e burrit pas sulmit me raketa nga Izraeli

Gazetarja nga Kosova, Garentina Kraja, e cila jeton në Izrael ka rrëfyer panikun që ka përjetuar pas sulmit ajror të Izraelit që shkatërroi ndërtesën ku ndodheshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeeras në Gaza.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kraja ka treguar për trishtimin që ka përjetuar teksa ka dëgjuar burrin e saj duke komunikuar me ekipin e tij nga Associated Press-it pas sulmit.

“E shtangur nga frika derisa dëgjoj burrin tim Nebi Qena teksa thotë se do të rindërtojnë gjithçka pasi zyrat e Associated Press në Gaza ku qëndronin ekipet e jashtëzakonshme janë shkatërruar nga një sulm ajror i Izraelit”, shkruan Kraja në Twitter.

“E shtangur nga frika”/ Gazetarja shqiptare rrëfen bisedën