Hamas paralajmëron për lëshime raketash drejt Tel Aviv pas mesnatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2021, 22:16
Hamas ka paralajmëruar se mund të lëshojë më shumë raketa në Tel Aviv pas mesnatës.
Krahu i armatosur i grupit militant palestinez është zotuar të godasë Tel Avivin dhe Izraelin qendror nëse Izraeli vazhdon të shenjëstrojë ndërtesa të larta banimi në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamas raporton se 145 palestinezë kanë humbur jetën në luftimet e kësaj jave midis terroristëve palestinezë dhe Izraelit. 41 prej viktimave janë të mitur.

