Teuta ruan kreun me fitoren në Krujë. Vllaznia mposht Bylisin, ndalet Laçi
Ndeshjet e javës së 33-të, pa llogaritur derbin nuk paten surpriza duke konfirmuar Teutën si kryesuese e Kategorisë Superiore. Skuadra e Edi Martinit nuk e diskutoi fitoren në transfertën e vështirë ndaj Kastriotit ku arritën të fitonin 2-1.
Që në pjesën e parë ishte Vila në 42’ që i dha kryesimin durrsakëve ndërsa menjëherë në të dytën Bregu në 54 dyfishoi shifrat. Për vendasit në 71’ ishte Rezi që hapi ndeshjen por nuk arritën të bënin më shumë kur kujtojmë që në stol dhe në tribunë u mungonin si trajneri Ndreu ashtu edhe drejtuesit e pezulluar nga Disiplina.
Vllaznia vijon të luftojë ende për kreun dhe mori një fitore të rëndësishme 1-0 në Ballsh ndaj Bylisit ku gjithçka e vendosi Avdija në pjesën e parë me një gol të realizuar në 36’. Kjo fitore ishte e para pas 3 javëve ku Vllaznia humbi 1 herë dhe barazoi dy ndërsa Bylisi vijon të mbetet në parafund dhe rrezikon rënien.
Në Fier, Apolonia zyrtarish ra një kategori më poshtë me humbjen 3-0 përballë Kukësit ku golat u shënuan nga Ibraimi në 25’, Dragoshi në 55’ dhe Taipi në 79’.
Ndërkohë Laçi e shikon veten baraz me pike në vend të 4 me Vllazninë pas barazimit pa gola ndaj Skënderbeut ku këta të fundit tani janë në zonën playout me pike të barabarta me Kastriotin.

