Vuçiç: Një Fuqi e Madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR e UNMIK nga Kosova

Vuçiç: Një Fuqi e Madhe do të kërkojë
Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten një fuqi e madhe do të kërkonte tërheqjen e KFOR dhe UNMIK nga Kosova dhe vuri në dukje se do të ishte një "katastrofë për të gjithë".

Vuçiç u tha gazetarëve se do të përpiqej të fliste për këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin kishte planifikuar një takim të hënën në Bruksel, në një përpjekje, sipas tij, për të shmangur një gjë të tillë.

Vuçiç nuk pranoi të përmendte shtetin, por tha se informacioni kishte ardhur nga burime zyrtare të inteligjencës.

Ai tha se takimi me Stoltenberg ishte veçanërisht i rëndësishëm. Ai shtoi se Prishtina kishte shpallur një buxhet vjetor ushtarak prej 100 mln euro, por tha se kjo ishte e pakrahasueshme me 2 miliardë euro të caktuara nga Serbia çdo vit për të njëjtin qëllim.

"Këto nuk janë shifra të krahasueshme, nuk duhet të kemi frikë, por është e qartë për ne se çfarë do të donte të bënte dikush," - tha Vuçiç.