Basha në KMSH: Agjërim dhe lutje të pranuara, Zoti e bekoftë Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike ka vizituar komunitetin mysliman në ditën e Fiter Bajramit.

Basha ka përcjellë edhe një mesazh  në këtë ditë të rëndësishme të myslimanëve.

Basha: "Gëzuar Fiter Bajramin. Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur.

Zoti ju bekoftë  ju, ju begatoftë ju dhe familjet tuaja. Zoti e bekoftë Shqipërinë."

Besimtarët myslimanë falën namazin mëngjesin e sotëm në sheshin "Skënderbej" në Tiranë dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë nga ku përcollën mesazhe shprese dhe paqeje.