Video/ Ora News sjell pamjet kur besimtarët myslimanë ndalojnë 40 vjeçarin që tentoi të digjej me benzinë

Mëngjesin e sotëm besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Fiter Bajramit  në sheshin "Skënderbej."

Një incident ka ndërprerë ceremoninë. Dikush i hodhi benzinë vetes dhe tento t'i vinte flakën

Ora Neks sjell momentin kur besimtarët ndërhyjnë për të ndaluar burrin i cili pasi i hodhi benzinë vetes tentoi t'i vinte flakën.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi a tha se burri thirri  "Allahu Eikber" para se te lyhej me benzine.

Ai është identifikuar nga policia B. G., rreth 40 vjeç, dhe është shoqëruar në polici.