Vrasja tek "5 Maji"/ Marjus Dema e shokët nesër në gjykatë, akuzohet për "vrasje me dashje" të 27 vjeçarit
Prokuroria do të kërkojë masën "arrest me burg" për të riun Marjus Dema i akuzuar për vrasjen e Mehmet Qemës tri ditë më parë në rrugën "5 Maji" në Tiranë. 28-vjeçari Dema po hetohet për veprat penale të vrasjes me dashje si dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa hetimet ende nuk kanë përfunduar për miqtë e tij, të cilët ishin dëshmitarë dhe që dyshohet se kanë prishur provat e krimit.
Marjus Dema do të dalë nesër para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë pas vrasjes së shokut të tij Mehmet Qema, ngjarje e ndodhur mesnatën e 11 majit 2021, në lagjen "5 Maji" në Tiranë.
Prokuroria e Tiranës do të kërkojë masën e arrestit burg për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe armëmbajtje pa leje.
Shokët kanë deklaruar se armën e kishte vetë Mariusi, ndërsa vetë i arrestuari në dëshminë e tij të parë para prokurorëve është shprehur se arma ishte e shokut të tij 27 vjeçar.
Edhe pse në polici ai është shprehur së ngjarja ka qenë aksidentale, kjo hipotezë nuk e bind akuzën për masë më lehtësuese.
Arma e krimit sipas verifikimeve ka qenë në pronësi të 28 vjecarit Dema ndërkohë që është dërguar në laboratorin kriminalistik për të verifikuar nëse është përdorur në krime të mëparshme.
Ndërsa shokët e ulur në tavolinë akuzohet se kanë bërë të mundur që të fshehin provat e krimit.
Gjithashtu do të dalin nesër para gjykatës dhe Erlind Peka, 27 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Bralid Aga, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, të arrestuar prë veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 11 majit ku teksa grupi i djemve po qëndronin në një lokal në zonën e "5 majit" në Tiranë jashtë orës policore.
Marjus Dema sic tregojnë pamjet filmike ia drejton armën shokut të tij Mehmet Qema ku ka ndodhur edhe shkrepja e cila fillisht la të riun të plagosur por që më pas humbi jetën rrugës për në spital.
Të gjithë personat që ishin present dhe autori u arratisen për disa orë nga vendi i ngjarjes dhe të neserëm u vetëdorëzuan në polici ku edhe rrëfyen dinamikën e krimit.


